Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka denoncuar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Facebook Bashkinë e Lushnjës.
Sipas deputetit qentë endacakë në rrugët e qytetit janë kthyer në një shqetësim.
Korreshi shkruan se qentë përbëjnë rrezik për qytetarët dhe se pavarësisht se janë të tredhur, ata mund të sulmojnë kalimtarët në rrugë.
Reagimi i plotë
“Alooo Bashkia faleminderit qe na hoqet zhabat po pse na sollet qente ???
Vertet na informoj Bashkimi ne emision qe jane te tredhur por ama te hane gjithsesi.
Jo per gje por spara gjeje tetanoz ne spital!
Kaq shume kompleksoheni nga Tirana saqe jua zbarkojne qente ne Lushnje??”