Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit sot pritet të vendoset sot nëse do të kalojë apo për gjykim dosja e inceneratorit të Fierit.
GJKKO ka kërkuar sot saktësimin e akuzave, ku për Alqi Bllakon kërkon ndryshim akuze nga pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë, por nënpunës publik.
E një gjë ka ndodhur edhe për të akuzuarit të tjerë, mes tyre edhe për Arben Dervishajn. Të dyshuarit kanë përsëritur kërkesën e shkurtimit ose pushimit të gjykimit.
Gjyqtarja e çështjes është mbyllur në dhomë këshillimi ku do të dalë me një vendimmarrje, pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatëve mbrojtëse dhe pretendimet e fundit të SPAK, nëse do të kalojë apo për gjykim dosja e inceneratorit të Fierit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë e përfshira./ Top Channel