Gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen amerikane, kryeministri Edi Rama është takuar me Albin, një të ri nga Durrës që ka lindur në Florida.

Rama shprehet se atë e ka kthyer në Shqipëri “Harry S. Truman”, ndërsa shkëput edhe një frazë të tij.

“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, shkruan Rama.

Kjo stërvitje e përbashkët do të ndihmojë në rritjen e aftësive të marinës shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit edhe më shumë të SHBA dhe Shqipërisë.

Për rritjen e këtij partneriteti dhe rritjen e stabilitetit në rajon, Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) do të ngrejë një shtab të saj pararojë në Shqipëri. Vendosja e selisë së saj në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me Forcat tona në Armatosura dhe do të krijojë një qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.