Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të përsëritur zgjedhjet në bashkinë e Kamzës.
Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin ku Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të “BF” Arjan Hoxha.
Ndërkohë, ditën e nesërme do të shqyrtohen Elbasani dhe Kuçova.