Gjykata e Posaçme e Apelit ka paralajmëruar ditën e sotem dy të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Glimando Dani, se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës do të mungojnë sërish procesi nuk do të shtyhet.

Bëhet me dije se gjykimi për dy të pandehurit do të vazhdoj pa mbrojtje.

Kujtojmë se Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nis gjykimin e 5 të pandehurve të dënuar në shkallë të pare.

Që të pestë janë dënuar në total me 54 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Nëse ky proces vijon me shtyrje dhe nuk zhbllokohet nga treshja e Apelit pritet të tejkaloj afatet e një gjykimi normal./Gazeta Shqip