Mjeku pneumolog Arjan Mezini bën thirrje që pacientët me COVID të jenë më pozitivë, pasi sipas tij, ankthi ndikon negativisht në përballimin e virusit.


Mezini deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se mbi 90% e të infektuarve e kalojnë lehtë koronavirusin dhe se nuk duhet të alarmohemi kur kemi temperaturë 37 gradë.


“Njerëzit që kanë frymë pozitiviteti e kalojnë më lehtë koronavirusin. Ata që kanë panik do e kalojnë me vështirësi. Më marrin në telefon më thonë kam temperaturë 37.2. Po kjo është temperaturë normale edhe pa koronavirusin. Shenjë alarmi është temperatura 39 që vazhdon dhe nuk bie për 3 apo 4 ditë me radhë, apo nuk bie nën 38. Kjo duhet parë si shenjë alarmi. Sipas të dhënave mbi 90% e të infektuarve e kalojnë shumë lehtë koronavirusin, vetëm 10% shfaqin vështirësi.”, tha Mezini në OPEN.


Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj propozoi që rë ke një terapi edhe kundër ankthit, pasi kjo do ndihmonte pacientët.


“A duhet trajtimi i ankthit me medikamente? Unë mendoj se duhet një terapi kundër panikut. Është një simptomë që ndikon”, tha Brataj.