Gjykata e Posaçme e apelit ka rrëzuar ditën e sotme ankimimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj për sekuestrimin e vilës së partneres, në Hamallaj.

Kjo vilë ishte në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxhës, por u sekuestrua nga SPAK pas hetimit të nisur ndaj ish-ministrit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjykata arriti në konkluzionin se kjo pasuri do të duhet të qëndrojë e sekuestruar, pasi ka dyshime se mund të tjetërsohet. Seanca në fjalë është zhvilluar në dhomë këshillimi, pra një proces pa praninë të palëve, por mbi bazën e dokumentacionit të depozituar nga përfaqësuesi ligjor i Ahmetajt.

Kujtojmë se më herët Apeli rrëzoi dhe kërkesën e ngjashme të Ahmetajt për vilën e ish-bashkëshortes së tij në Palasë.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari DhimitĽr Lara, sot më datë 26.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 70 akti, datë 12.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.H., E.D., kundër vendimit nr. 137 datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasuritë e paluajtshme.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 137, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ankuesit znj. EH. Dhe znj. E.D..