Pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, ambasadrija greke në vendin tonë është paraqitur në Komisariati ne Vlorës.
Mësohet se Kamitsi ka kërkuar të informohet nga drejtoria e policisë mbi gjendjen e Fredi Belerit, me arsyetimin se është qytetar grek.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës.
Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin që ka bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij me 3 persona të tjerë, avokatë, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “Aktivitet për zgjedhjet në bashkëpunim”.