Fitim Marku, mjeku i Spitalit të Traumës që u arrestua pak ditë më parë në një operacion të Policisë me agjent të infiltruar, është dërguar me urgjencë po në spitalin ku punonte. Marku ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim.

Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në duart e kolegëve të tij, për ndërhyrje të menjëhershme.

Po sot, pritet që togat e zeza të Tiranës t’i komunikojnë Fitim Markut masën e sigurisë.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në studio ishte i ftuar Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj.

Sipas tij, korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek.

Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj.

Shefi i Urgjencës tha se fakti si u arrestua, nuk ishte e duhura.

“Pse duhej të vinte policia me kapuç, kur i infiltruari ishte i zbuluar. Pse duhej të zinte vendin e urgjencës? Një show i ekzagjeruar.

Kolegu ka qenë i sëmurë para 6 muajsh, pse nuk merren parasysh këto? Kush i merr parasysh këto? Pse uniforma e mjekut shkon në burg? Se ne kur dalim nga spitali, e heqim uniformën.

Mënyra se si u veprua dhe u demonstrua, atëherë nuk është e pranueshme, as nga ne kamishat e bardha”, u shpreh Brataj.