Dy shqiptarë të superkërkuar nga Policia e Shtetit janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se dy shqiptarët e arrestuar në Barcelonë dhe Madrid janë arratisur nga Shqipëria pasi kërkoheshin për një atentat të dështuar në vitin 2021. Policia shqiptare ka njoftuar Interpolin në muajin nëntor se ata mund të ndodheshin në Spanjë. Ngjarja për të cilën kërkohen është e bujshme sipas mediave, të cilat nuk japin më shumë detaje por thonë se lidhet me tentativën e vrasjes së anëtarëve të një bande rivale.
Ata akuzohen për veprat penale të armëmbajtjes, mbajtjes së lëndëve plasëse dhe pastrimit të parave. Në Shqipëri gjithashtu kërkohen për një sasi lende plasëse që iu është gjetur. Policia spanjolle i cilëson ata si krerët e një organizate kriminale.
Grupi i drejtuar prej tyre po përgatiste një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në trafikun e drogës që po tentonin ti ndërprisnin aktivitetin kriminal grupit.
Por pavarësisht arrestimit nga policia spanjolle, për ta nuk dihen të dhënat e plota, përveç skedës kriminale në Shqipëri, ku theksohet se njëri prej të arrestuarve ishte i lidhur me zbulimin në Shqipëri të lëndëve plasëse të ndryshme të tipit C-4, pesë armë zjarri automatike, një armë zjarri të shkurtër së bashku me katërmbëdhjetë gëzhoja, disa pajisje celulare dhe 88 990 euro cash.
Ai po hetohej në Spanjë për këto aktivitete të paligjshme pasi u gjetën tre armë zjarri, dy silenciatorë dhe disa gëzhoja, të gjitha të fshehura mes rrobave. Pas përpjekjeve të ndryshme, ai ka mundur të lokalizohet në Turqi me qëllim që të kthehej në Barcelonë, ku ai ishte aktualisht dhe ku u arrestua me uljen në aeroportin e Barcelonës.