Një 32-vjeçar me kombësi shqiptare është arrestuar në Malaga të Spanjës, pasi kërkohej nga autoritetet italiane për trafik kokaine.

Agjentët e arrestua atë teksa po largohej nga një banesë luksoze në këtë komunë që kufizohet me Marbella, ku ai jetonte.

I arrestuari është vënë në dispozicion të Gjykatës, e cila e ka lënë në burg.

Hetimi nisi gushtin e kaluar, kur agjentët mësuan se një i arratisur, i kërkuar për trafik kokaine, dyshohet se fshihej në bregdetin e Malagës.