Artan Hoxha ka folur sërish sot për skandalin seksual të Safet Gjicit në Top Talk në Top Channel.

Ai thotë se problem më i madh do ishte nëse video nuk do publikohej dhe të shantazhohej me para.

“Pjesa tjetër e videos është kur bisedohej për një projekt që duhet të financohej me paratë e Bashkisë së Kukësit, kosto 60 mijë lekë të vjetra për një qen. Këshilli Bashkiak ishte mbledhur 3 ditë më mbrapa se të ndodhte ngjarja, aty do shihej se deri ku do të finalizohej si gjë.

Kjo është pjesë e justifikimit, por ajo që përbën interés është që një i zgjedhur vendor përdor fuqinë e tij për diçka që nuk është pjesë e punës së tij, dhe më pas hyn në projekte korruptive. Kjo është me interés për publikun. Pjesa tjetër pastaj zgjidhet ndryshe.

Ai filmim ishte i një cilësie të lartë, për të regjistruar diçka. Ajo që duhet të shqetësohemi është, që në zyrat e bashkisë, hyn një person i panjohur, dhe për 13 minuta bën diçka që askush nuk e bën dot. Ajo ka kryer të gjitha veprimet për 13 minuta.

Si mund të bësh një aktivitet të tillë kaq intensiv brenda 13 minutave. Kjo tregon që dikush e ka futur. Problem do ishte nëse ky material nuk do publikohej dhe ai do shantazhohej, dhe do paguante nga taksapaguesit e Kukësit një grup kriminal që kishte qëllime fitimi. Ajo vajza ka foto me shumë politikanë por kjo nuk do të thotë gjë, se dhe unë dal diku më kërkojnë shumë persona foto, por kjo s’do të thotë asgjë,” tha Hoxha.