Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Meçollari është paraqitur për të tretën herë në SPAK, ndërsa mësohet se sot do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Meçollari tha se ishte në SPAK për një çështje administrative.
“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” tha Meçollari për gazetarët.