Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka zhvilluar sot seancën për caktimin e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Rusin.
Gjykata ka lënë masën “arresti me burg”, për të katër personat. SPAK arriti të zbardhë dy vrasjet e bujshme të vitit 2005. Ishte Luftar Reçi, njëri prej të akuzuarve i cili bashkëpunoi me drejtësinë duke çuar në zbardhjen e plotë të ngjarjeve pas 15 vitesh.
Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe se mësohet se katër tre të akuzuarit nuk e kanë pranuar akuzat e ngritura nga i penduari i drejtësisë. Sakaq Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj, kunati i ish-kreut të bandës Durrës janë shpallur në një kërkim ndërkombëtar.
Në dëshminë që ka dhënë Luftar Reçi në SPAK mësohet se ai ja zbuluar se si në Durrës qarkullonte lajmi se Klodian Saliu donte të vriste Lulzim Berishën. Në një rast, një polic i portit i dehur kishte thënë Plaurentit se një natë Klodi me dy persona të tjerë, i kanë pritur tek shtëpia e Lulit për tu vrarë.
Reçi ka rrëfyer se sipas planit Klodian Saliu do të vritej në Tiranë tek një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. “Çeçoja” ishte njeriu qe vëzhgonte lëvizjet Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë.
Ai ka folur edhe për një person X, që ishte pjesëtar i grupit të Klodian Saliu,. Ai këtë kohë po punonte kundër kryetarit të tij. Kur grupi mori informacionin për lëvizjen e kundërshtarit filloi dhe ndjekja.
Shqiptarja.com mëson se Reçi ka treguar se për vrasjen e Klodjan Saliun, kishte bërë një marrëveshje me Lul Berishën që Reçi do viste Klodjan Saliun, që Lul Berisha t’i vriste hasmin e tij.