Seanca dëgjimore pas arrestimit të Taulant Malajt, bukëpjekësit 45-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Gessica dhe Massimo De Santis, 51-vjeç, do të mbahet nesër në mëngjes. Sipas mediave italiane, gruaja është shtruar në spital dhe kushtet e saj shëndetësore nuk e lejojnë ende të intervistohet nga hetuesit.

Arma e vrasjes, një thikë kuzhine, u gjet në veturën e vrasësit, me shumë gjasa sepse donte që të largohej.

Ndërkohë, detaje të tjera dalin nga rrëfimi që Malaj i ka dhënë prokurorit publik. Burri ishte i bindur se kishte një marrëdhënie jashtëmartesore midis gruas së tij dhe De Santis që kishte filluar më shumë se një vit më parë. Ai pretendon se Tefta dhe Massimo takoheshin dhe madje kishin konsumuar edhe disa dreka bashkë, që ai i kishte flimuar. 

Për videon e xhiruar pas masakrës, ai tha: Kështu e mendova, skam ndonjë arsye të veçantë. Ai rrëfen gjithashtu se i ka telefonuar menjëherë vëllait për t’i treguar se çfarë kishte bërë, por ky i fundit u shfaq në skenën e krimit vetëm pasi shkoi ambulanca. 

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.