Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka qenë sot temë diskutimi në emisionin Breaking në Top News ku i ftuar ishte sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi.

Pëllumbi tha se Asambleja do të nisë me miratimin e Projekt-Vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”. A vazhdoi dhe më tej ku shtoi se mund të kemi në qeverinë e re nga një minister për çdo qark.

“Ne kemi marrë një mandate shtesë kur të vij momenti do ta mendoj. Quhet kongres i Jashtëzakonshëm për çështje afatesh por do jetë normale. Asambleja do të nisë nisë me miratimin e Projekt-Vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”. Rama do të mbajë një fjalim ku do të flas për Shqipërinë e së Ardhmes. Mendohet të jetë nga një minister për çdo qark do vazhdojmë ta kemi dhe në të ardhem. Megjithatë kemi kohë  të presim çfarë do të ndodhë. Partia Socialiste është gjithmonë në rinofim në çdo skuadër ajo ka kërkuar rinovim të projekteve të saj, kjo ligjislatur ka qenë shumë e ngarkuar  kemi pasur një numër shumë të lartë ligjesh. Kemi bërë shumë ndërhyrje në kode dhe besoj që kemi bërë punë mjaft të mira”, tha Pëllumbi.