Spas Milloshi, 53 vjeç, humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në krye të detyrës. Ai punonte si gomist në biznesin e tij në Lezhë.
Milloshi po frynte një gomë kamioni, por fatkeqësisht ajo plasi dhe shpërthimi i mori jetën gomistit. Kjo në foto është goma, që i ka shkaktuar vdekjen 53-vjeçarit.
Siç shihet, ajo është çarë në një pjesë të saj nga presioni i madh i ajrit që ka pasur në të. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot.
NJOFTIMI I POLICISË – Lezhë / Informacion paraprak. Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.