Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet duke i marrë jetën një gruaje.
Incidenti ndodhi në mbikalimin e Saukut, me automjetin që për shkak të shpejtësisë ra nga mbikalimi.
Një grua e vdekur, dhe një tjetër e plagosur është bilanci i aksidentit të frikshëm.
Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip shihet automjeti tip Audi i shkatërruar plotësisht, dhe viktima në cep të rrugës që mbulohet me batanije nga policia.