Kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e protestës së opozitës dhe për këtë arsye policia ka marrë masa të shumta sigurie para Kryeministrisë.
Bëhet e ditur se aty janë vendosur disa autobote me ujë, si masë shtesë në ras të agravimit të protestës.
Gjithashtu thuhet se janë mbi 1500 efektivë policie të angazhuar për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Njëkohësisht masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjykatën e Apelit.
Pak para nisjes së protestës, policia do të krijojë një kordon rreth kryeministrisë, ndërsa dyert e këtij institucioni janë izoluar.