Detaje të reja janë zbarhdur në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Shëngjin, ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj.
Mësohet se dëshmitar i ngjarjes ka qenë dhe vjëhrri i tij, i cili ka deklaruae ka qenë vetëm 3 metra larg Nikulajt, kur autori e ka qëlluar me breshëri plumbash.
Ai ka deklaruar se të gjithë ishin të tronditur dhe shtoi se nuk e dinin se nga erdhi autori i ngjarjes, por thjesht pa momentin kur u krye ekzekutimi.
Autori i maskuar me jelek fosforeshent, kokore dhe maskë anti-covid ka hyrë nga pjesa e pasme e lokalit, ku biznesmeni ka qenë duke pirë kafe. Ai e ka qëlluar këtë të fundit 6 herë dhe dy prej plumbave e kanë prekur, njëri në pjesën e kokës dhe tjetri në trup.
Sipas disa raportimeve te ekspertëve të kriminalistikës, bëhet me dije se autori i sulmit të ketë qenë profesionist, pasi ka qëlluar me gjakftohtësi në shënjestër viktimën dhe është larguar pa lënë “dëme anësore”.