Avokati i Saimir Tahirit, Dritan Jahaj, foli për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel për situatën e ish-ministrit të Brendshme.
Pse gjykatës iu desh kaq kohë për të miratuar kërkesën tuaj të cuar para 5 muajsh?
“Ka shumë procedura para se të merret vendimi. Të gjitha pretendimet janë vlerësuar nga Gjykata dhe janë hetuar në lidhje me pretendimet e ngritura. Janë konfirmuar të gjitha kushtet që parashikonte dhe kërkesa jonë”.
Pse ky vlerësim ka marrë shumë kohë për klientin tuaj, se sa për një të burgosur tjetër?
“Është një nga dënimet alternative që është futur që në 2008 në kodin penal. Ai mund të lërë banesën për nevoja të veçanta: si familja, fëmijët, kushtet shëndetësore. Çdo gjë është e parashikuar në ligj. Gjithmonë duke u miratuar nga Gjykata. Ai kur të kryejë këto lëvizje do të mbikqyret”.