Vajza e biznesmenit të vrarë pak ditë më parë Ardian Nikulaj, ka bërë reagimin e saj të parë publik në rrjetet sociale, pas humbjes së të atit.
Kujtojmë se Nikulaj u vra në një atentat në hotelin në pronësi të familjes në Shëngjin.
Gleida Nikulaj ka ndarë një video nga festa që ishte bërë në 50-vjetorin e Nikulajt, me dhjetëra të ftuar, pasi biznesmeni kishte një rreth të gjerë shoqëror dhe njohjesh në qytetin e Lezhës.
“Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab”, shkruan e bija, Gleida krahas videos së publikuar në rrjetin social TikTok.
Ardian Nikulaj shfaqet me tortën përpara, i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.
Në TikTok ka dhjetëra postim nga të afërm të Nikulajt, me fjalët më të mira në drejtim të biznesmenit.
Vrasja e tij mbetet ende mister, edhe pse ka disa pista dhe të dyshuar.
@gleida.nikulaj Fly high beautiful angel 🕊️💔 do na mungosh bab #seeyouagain#ardiannikulaj#fypシ ♬ See You Again (feat. Charlie Puth) – Wiz Khalifa