Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Maliq, ku një 77-vjeçar ka vrarë me çekiç gurësh djalin e tij 50 vjeç ka tronditur të gjithë banorët e zonës.

Banorët e fshatit Zvezdë shprehen tëhabitur nga ngjarja pasi ata theksojnë se babë e bir nuk ishin persona problamtikë në zonë.

“Të dy babë e bir nuk janë problematikë”, theksojnë banorët.

“Nuk e dimë çfarë ka ndodhur brenda në shtëpi”, thonë ata.

“Dëgjuam që ishte rrëzuar, por nuk e dimë qartë çfarë ka ndodhur”, rrëfyen banorët.

“Nuk dimë të kenë patur probleme”, u shprehën banorët e fshatit Zvezdë.

Ngjarja e djeshme u raportua fillimisht si aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor është zbuluar se Shefki Bylykbashi ka vrarë djalin e tij Hamdi Bylykbashi.