Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se është pro politikave të Bashkimit Evropian për të ndaluar aplikacionin TikTok nga telefonat e zyrtarëve.
Balla shprehu sot dëshirën që kjo politikë të aplikohet edhe në Shqipëri.
Ai propozoi sot në komisionin e Integrimit që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok.
“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për Meta, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike, I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent”, tha Balla.
Kujtojmë se Komisioni i BE-së u ka ndaluar punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat celularë ose laptopët e punës.
Arsyeja e këtij vendimi është mbrojtja e të dhënave dhe shqetësimi për aksesin e mundshëm të shtetit kinez në kompaninë kineze të TikTok, Bytedance. Një zëdhënës i TikTok-ut u shpreh “i zhgënjyer” duke thënë se vendimi bazohet në një “gjykim të gabuar”.