Ibrahim Lici, që është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ka qenë arrestuar më parë si pjesë e një bande gjobëvënësish në Shkodër.
Në bashkëpunim me vëllain e tij dhe rreth 20 persona të tjerë, ai u vendoste gjoba tregtarëve në Shkodër.
Por ai u lirua nga gjykata në verën e vitit 2017, dhe që pas lirimit ai ka kryer të paktën tre vrasje. Lici u la i lirë disa muaj pasi u arrestua, pasi edhe vetë tregtarët, që i kallëzuan, kërkuan lirimin e tyre me pretendimin se banda i mbronte nga keqbërësit e tjerë.
Lici rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje e ndodhur më 2019. Ndërsa akuzohet edhe për vrasjen e djeshme, të Endri Mustafës.
Si funksiononte banda
Banda e drejtuar prej Licit dhe e përbërë nga 25 persona, 7 prej të cilëve janë arratuar, u vendoste gjoba bizneseve të ndryshme në Shkodër.
Janë të paktën 40 tregtarë të cilët kanë paguar gjobën mujore tek banda, nga muaji tetor i 2016 e deri në shkurt të 2017. Në pranga kanë rënë Muhamed Lici, Abedin Bajraktari, Denis Suktina, Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Besmir Domnori dhe G.S, ky i fundit minoren./Gazeta SHQIP