Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit, 3 zonat që preken nga ndërtimi i “unazës së madhe” kanë dalë ditën e sotme sërish në protestë për të kundërshtuar këtë projekt.

Ata protestojnë pranë Agjencisë së Shpronësimeve, ndërsa kërkojnë informacione më të zgjedhuara se si do të preken banesat e tyre nga zgjerimi i unazës së madhe. Roja e institucionit është shprehur se drejtori nuk ndodhet aty momentalisht, dhe u tha banorëve se do të interesohet për të pyetur dikë, ndërsa ata vijojnë të qëndrojnë ende përpara derës.

 Prej kohësh banorët këtyre zonave i janë drejtuar institucioneve vazhdimisht, duke mos marrë një përgjigje konkrete se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre.