Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetet sociale, është ndalur të komentojë edhe problematikën e largimit të shqiptarëve.

Duke marrë si shembull Italinë, Rama u shpreh se “bari i komshiut, duket më i gjelbër”, por sipas tij e vërteta nuk qëndron kështu. Sipas tij në Itali një pjesë e madhe e pagës shkon për taksa dhe kontribute, ndërkohë që në Shqipëri nuk është kështu.

“Bari i komshiut është më i gjelbër, thotë një shprehje popullore.
Atje pagat, atje jeta, atje…mendohet se duhet parë ky pozicion, sepse e kundërta është e vërtetë.

Ato pagat që i shihni Italisë është vetëm njëra anë, ana tjetër janë edhe kontributet.

Ka një problem shumë të madh se si reflektohet ekonomia në pasqyrat tona mediatike, sepse iu thuhet e kundërta shqiptarëve”, tha Rama.