Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Dibrës. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se po diskuton me demokratët për çdo çështje për të ardhmen e partisë.
Siaps tij ka ardhur momenti që të lihen pas ndasitë dhe mendësitë konfliktuale të një personi që për interesa personale ndezi zjarrin brenda partisë.
Postimi i Bashës:
Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë.
Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pasë mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.
Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve.