Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionint “Bashkë Fitojmë” dhe të Sali Berishës, duke refuzuar që emri i tij të vendoset në fletën e votimit.

Hallka e fundit e ankimimit vendosi që Ilir Meta të jetë kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke lënë ne fuqi në këtë mënyrë vendimin e KAS.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi edhe padinë e dytë e Berishës që kërkonte  të hiqte logot e partive nga fleta e votimit për Kryetarët e Bashkive.