Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal tek afera e McGonigal.
“Kodi i Heshtjes që po aplikohet nga disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur opinionin e SHBA, Shqipërisë , Europës dhe mbarë vendeve të lira. Afera Edi Rama Mc Gonigal është një nga aferat më të shëmtuara. Është një akt që mund ta ndërrmernin vetëm Enver Hoxha, Kim Jong-un.”, tha Berisha.
Po ashtu Berisha tha se “disponoj dokumente për dorëheqjet, dokumente të padiskutueshme”.
Protesta me Metën për të enjten?
Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe përballimin e kësaj situate kritike. Gjetëm pajtim të plotë për atë që duhet të mbajmë ndaj parlamentit Linda Rama. Parlamenti Linda Rama ka humbur ccdo legjitimitet, jo Linda e Surrelit, por tjetra. Ka humbur legjitimitetin me aktin që ka bërë (referuar përjashtimit).