Nga foltorja e Kuvendit ku doli pasi i hoqën fjalën, Berisha shkëmbeu batuta me deputetët të cilët replikonin nga vendi.
Një prej tyre ishte edhe Eduard Shalsi, i cili i kujtoi Berishës se në rend të ditës ishte edhe pika e buxhetit, jo vetëm port i i Durrësit.
Pasi e pa se cili po i vinte replika, Berisha iu drejtua Shalsit “ose zbatoni rregulloren ose ne do të rrimë këtu 24 ose 48 orë. Shalsi sa apartamente të humbën, kur ishe në bashki? Sa apartamente ti morën? 8 apartamente ia morën”.
Pjesë nga debati:
Sali Berisha: Si e ka emrin ai? Si e ka emrin ai? (E ka fjalën për Shalsin)
Flamur Noka: Kone, kone. O kone
Sali Berisha: Shalsi sa apartamente ke humbur? Sa humbe herën e parë? Po i kompenson tani ato? Kjo është frika që ju keni nga fjala e vërtetë sepse jeni të kavërdisur nga vjedhjet e mashtrimet, sot po kryeni krimin më të madh në histori, bëni avokat një njeri që porosity vrasje si ai
Sali Berisha: Kush është kjo, kush është kjo
Flamur Noka: Blerina
Sali Berisha: Blerina, moj Blerina. Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregullore, ose ne do të rrimë këtu non-stop. O Shalsi më thuaj pak sa apartamente të morën, 8 të vodhën, tetë apartamente të morën kur ishe në bashki.
Flamur Noka: O Mond dil e fol, dil e fol ti…