Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama të dhënë mbrëmjen e sotme në studion e “Top Story”, lidhur me çështjen e McGonigal, ish-drejtuesin e lartë të FBI.
“Hajde pesë minuta të të tregoj sa të vlen lëkura. Mos dërgo mesazhe të tilla. Ose bëhu burrë edhe përballu me Luçiano Boccin atje”, tha Berisha dukei bërë thirrje Ramës që të dilte përballë tij ose të “bëhet burrë” dhe të pranojë deputetin e PD-së, Luçiano Boçin në studio me Grida Dumën në “Top Story.
“Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë në vitin 2017 një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza. Po në vjeshtën e atij viti, ai realizoi disa vizita në Shqipëri, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama. Së bashku ata u takuan më pas dhe në Neë York.
Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës, për të cilin zoti Rama ka pranuar se ka punuar pranë tij për një farë kohe, pa pagesë. Ndërsa për Nezën ka deklaruar se e ka njohur gjatë takimeve me ish zyrtarin e FBI-së”, sqaron VOA në lidhje me çështjen.