Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur ditën e sotme për mediat teksa viktimat e aksidenteve rrugore i ka cilësuar si bilanc lufte.

Në fjalën e tij Karamuço shprehet se gjatë një viti ka pasur 180 deri në 200 viktima në aksidentet rrugore që të krijon idenë e një bilanci të tillë.

Ndër të tjera sipas tij, shkaktari kryesor i këtij numri të lartë është zbatueshmëria e ligjit.

‘Ne problemin e kemi me zbatimin e ligjit, nëse ato që janë të shkruara, nëse zbatohen si nga ana e institucioneve dhe nga ana e qytetarëve do të kemi një reduktim’, tha Karamuço.

Në optikën e ekspertit të kriminalistikës “duhen më shumë informacione, me më shumë indikatorë, po arrijmë në 180 – 200 mesatare bilanc lufte, ndërkohë që nuk dihet sa të plagosur kemi, sa të paralizuar kemi. Njeriu në këto statistika është një aset, dëmi i një personi është dëm shtetëror, dëm kombëtar”.