Një person është gjetur i pajetë brenda vilës së tij në periferi të Tiranës.


Bëhet me dije se ai është Eugert Lazaj, pronar i një resorti, në aksin Tiranë-Durrës, në Maminas.


Pranë trupit të tij policia gjeti edhe një armë zjarri, raporton Ora News.


Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje, në kushtet e depresionit të biznesmenit.


Megjithatë rrethanat janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia.


Lazaj ishte pronari i resortit “Adorions Palace,” në Maminas.