Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço dhe gazetarja e kronikës Anila Hoxha ndërsa kanë qenë të ftuar në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, kanë folur në lidhje me operacionin e madh të zhvilluar në Fier, ku u kapën 430 kg kokainë.

Gazetarja Hoxha u shpreh se ky operacion rezultoi i suksesshëm edhe për policinë shqiptare.

“60 oficerë të policisë qëndrore kanë qenë pjesë e operacionit, ndjekje hap pas hapi në zona të Fierit”, u shpreh gazetarja. Në lidhje me kolumbianin, Hoxha tha se

“Eksperti kolumbian vijon të jetë i fshehur në Shqipëri”.

Ndërkohë ekpsperti i kriminalistikës Karamuço tha se:  

“Njëkohësisht me operacionin në Mal të Zi, ka shtim të Byrosë Kombëtare të Hetimit në portin e Durrësit”.

Ndër të tjera ai shtoi se ka “pasur një paqartësi se ku do të mbërrinte malli”.

Karamuço shpjegoi se tashmë grupet janë transnacionale, ku secili grup mban përgjegjësi për secilin pjesë territoriale.