Vijon ende saga e misterit për origjinën e parave që Rozeta Dobi vodhi në shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.
Pasi Klosi deklaroi se 120 eurot ia kishte dhënë borxh xhaxhai i saj, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për pasurinë e tij.
Zyrtarja deklaroi se paratë që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer. Prokuroria do të marrë në pyetje xhaxhanë e Klosit dhe nëse ai do të pranojë se 120 mijë eurot janë të tijat pasuria e tij do të futet në sitë për të parë nëse e justifikon këtë shumë të madhe parash.
Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për 400 mijë eurot e tjera që u gjetën në tubin e aspiratorit të shtëpisë së Rozeta Dobit, para të cilave ende nuk i ka dalë pronari.