Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një fjalë para mediave pas konfirmimit të statutit nga ana e Gjykatës Civile të Tiranës.

Ndër të tjera Berisha është pyetur se kur ka komunikuar për herë të fundit me ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe si do ta thërras ai nga tani e tutje.

Sipas Berishës tashmë ai është thjesht deputeti Basha dhe jo Brava, teksa ky ndryshim vjen sepse ky i fundit mori përgjegjësi për veprimet dhe humbejt e tij.

“Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetem me një akt çfarë do, por ai mori përsipër një sër humbjesh që pati.

Unë nuk kam pse ti them më atij deputeti Brava do t’i them deputeti Basha. Ai është deputet i PD dhe nëse do ishte në zyrë me Bardhin do t’i jepja dorën. Kam shumë kohë që nuk kam komunikuar.”– tha Berisha./ Gazeta Shqip