Teksa 63.3% e kutive janë numëruar në Bulqizë, 5327 qytetarë kanë votuar për Festime Mjeshtrin e PS-së ndërsa 3465 qytetarë kanë votuar për Defrim Fikun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
30.3% e votave janë numëruar në Dibër, ku sipas rezultateve të deritanishme kandidati Partisë Socialiste Rahim Spahiu ka marrë totalin më të madh të votave prej 6088, kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka ka marrë 2272 vota, ndërsa Naim Gazidede i Partisë Demokratike ka marrë në total 475 vota.
Në të dyja këto bashki deri më tani kryeson Partia Socialiste, megjithatë pritet të përfundojë numërimi për një rezultat më të saktë./ Top Channel