Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuaar ka dënuar me burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona të shpallur fajtorë për masakrën e Lushnjes në 2017-n.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, duke i marrë këta të fundit të pandehur, nën akuzë për disa vepra penale, mes tyre ‘vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘grup të strukturuar kriminal’.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. Laert Haxhiu vijon të jetë në kërkim,

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit, ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, pasi u plagos nga një efektiv që i kërkoi dokument identifikimi.