Të tjera detaje tronditëse kanë dal në dritë ditën e sotme në lidhje me mësuesin që ra pre e dhunës pak ditë më parë në Tepelenë. 

Kujtojmë se mësuesi i edukimit fizik, Kleanth Laçi ndodhet pas hekurave nën akuzën e ngacmimeve seksuale ndaj të miturve, konkretisht dy nxënësve të tij.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se Kleanthi Laçi rezulton të jetë këshilltar i PS-së në Bashkinë e Tepelenës, ndërkohë që ai është pezulluar nga detyra si mësues deri në zbardhjen e ngjarjes.

Ai ndodhet pas hekurave pas denoncimit të një vajze 13-vjeçeje, ndërsa vëllai i saj e dhunoi duke e bërë për spital.