Gazetarja Leonita Bajrami gjatë një lidhje direkte në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, solli detaje të reja për ngjarjen tragjike të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku burri vrau gruan shtatzënë në oborrin e maternitetit.
“Kanë qenë të martuar vetëm 3 muaj, burri ka dhunuar jo vetëm viktimën por edhe të afërmit e saj.
Viktima ka pasur vendim mbrojtje nga gjykata e Ferizajt. Ai vazhdon të jetë në liri edhe pas vrasjes”, tregoi gazetarja për “Zona Zero”.