
Pas arrestimit në muajin shkurt, ndaj viktimës së atentatit të Kamzës, Can Karriqit u ngritën një sërë akuzash të rënda.
Megjithatë, 30-vjeçari ja kishte dalë mbanë që nga arrest me burg të ndryshonte masën e sigurisë në arrest shtëpie.
Edhe në momentin që është ekzekutuar brenda makinës me targa gjermane, Karriqi duhet të ishte në shtëpi për të respektuar masën e sigurisë së vendosur nga gjykata për armëmbajtje pa leje.
Por, 30-vjeçari me precedentë të theksuar penalë dhe i njohur si mik i Ervis Martinat dhe dy personave të ekzekutuar në Astir disa javë më parë, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani, jo vetëm që lëvizte lirshëm e dilte edhe në kafene, por vazhdonte të mbante me vete edhe pistoletë.
Siç, duket i riu ishte në dijeni se mund të ishte shënjestër e një sulmi të tillë, si ai që i mori jetën këtë të enjte. Skema është e njëjtë edhe në këtë rast, pas ekzekutimit një automjet i djegur është gjetur pak kilometra nga vendngjarja, në zonën e Institutit.