Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar vendosjen e zyrës së DEA-s në vendin tonë. Përmes një njoftimi ftohet kushdo që ka dijeni apo informacione për raste të trafikut të drogës, që të denoncojë kundrejt garantimit të anonimatit.
Në lidhje me vendosjen e DES-s amerikane në “Shqipëria Live”, kanë folur edhe të ftuarit avokati Redi Ramaj dhe ish-komisari i Policisë Dritan Zagani.
Redi Ramaj:
“Në vitet e fundit kemi pas regres ndaj ndëshkimit ndaj trafikimit apo drograve të forta në Shqipëri. Tashmë për mes zyrës së… do jemi në vëzhgim nga SHBA që vendi jonë të mos degradojë
Mjeti i fundit të luftohet ky fenomen në vend. Nëse do të funksionin institucionet tona, nuk do të kishte një mesazh të vënë në dispozicion nga Dea Amerikane”.
Në lidhje me burimet financiare të partive ai u shpreh:
“Mënyra e financimit të partive janë në të zezë, dhe nuk deklarohen sepse janë të mëdha. Ato para janë jashtë fiancave të partive.”
Ndërsa Dritan Zagani u shpreh se Policia shqiptare mundet që të funksinojë, por nuk e lënë “të fortët” që kanë interes në trafikimin e drograve.
“Në Shqipëri nuk ka ligj, ka Maliq. Oguri më i mirë nga SHBA ëshët kjo, jo vetëm sot por qëmot.
Policia jonë jo se nuk operon dot në vendin, por nuk e lejon dot kush. Se lejojnë të fuqishmit që janë të lidhur me lëvizjen e kokainës që të veprojë.
DEA do të marrë informacion direkt përmes imaileve dhe mesazhit”.