Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslym Murrizi, i ftuar pasditen e sotme në “Zona Zero” në Top News, bëri deklaratën e fortë se në vitin 2025 shumë ministra do të jenë në burg.

“Hapni sytë se do të ketë jo non-grata, por burg-grata. Hap sytë këtu se do ketë burg-grata nga lideri suprem i së majtës se zinxhiri komandues po rreshket një nga një.

3 ish-ministra në hetim, 3 të tjerë gati.

Po e presim reformën se s’është bërë tamam, se të ishte kaq e mirë kjo reformë, pse duhet të vinte Yuri Kim të thoshte: i bëj thirrje politikës së lartë hiqni duart nga zgjedhjet e shefit të SPAK-ut. Për kë e kishte? Për mua? ,” tha Murrizi.