Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së PD-së në lidhje me kufirin detar me Greqinë, ku qeveria u akuzua për mungesë transparence.


Me një shënim në Tëitter, Rama ironizon, ndërsa shkruan: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD.



“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama.


Me një reagim të gjatë, PD kërkoi “negociata transparente”, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që “të ndalë fushatën e sulmeve dhe gjuhën denigruese”.