Taulant Dika, është 33-vjeçari fatkeq që humbi jetën dje teksa po punonte në një fasoneri në Fushë Thumanë.

Punonjësi i fasonerisë, baba i dy fëmijëve, u godit nga tranxha, një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve në fasoneri.

Ngjarja tragjike ka ndodhur kur Taulanti po spostonte makinerinë, e cila nga pesha e madhe ra duke qënë poshtë 33-vjeçarin.

Fasoneria është në pronësi të Alfred Kaleshës, ndërsa sot u arrestua administratori i fasonerisë Fredi Kaleshi.