Kjo është 29-vjeçarja britanike e cila u mbyt në Sarandë pak ditë më parë teksa bënte scuba diving.
Bashkë me të dashurin e saj dhe disa zhytës të tjerë, Rebecca Gannon do futej në ujërat e detit Jon por për shkak të disa vështirësive, u mbyt.
Lajmi i vdekjes së të resë britanike u përhap edhe në mediat angleze. I dashuri i 29-vjeçares Robert Kerans, ka akuzuar instruktoren Gerta Brozi se nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur.
Ai pretendon se kishte një problem me respiratorin e të dashurës së tij, por Gerta e bindi atë se “problemi ishte zgjidhur”.
“Duhet të kemi qenë gjithsej rreth 12 veta – tre instruktorë, njëra prej të cilëve Gerta Brozi”, tha Roberti për Mail Online.
“U futëm në ujë, por nuk e di nëse problemi u rregullua. Ne kishim shkuar mjaft thellë, nuk mund ta shihja Rebekën kur isha në ujë”. Roberti tha se ishte në ujë për 25 minuta dhe kur doli në sipërfaqe, pa një varkë policie dhe kuptoi se diçka e keqe kishte ndodhur.