Kjo është foto e shtetasit anglez që mbante në vëzhgim biznesmenin Ardian Nikulaj, para se të ekzekutohej.

Ardian Nikulaj u vra në lokalin e tij me gjashtë plumba. Në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku theksoi se shkak i kësaj ngjarje është gjakmarrja. Ndërsa gjashtë persona janë shpallur në kërkim mes të cilëve edhe një grua.

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulajt mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e reja si është ekzekutuar biznesmeni Ardian Nikulaj. 

Sikurse duket edhe nga kjo video e siguruar, anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit në datë 11 pril 2023.

Ai dëgjohet teksa përshëndet në anglisht “Hellooo”, ndërsa një person është duke fjetur. 

Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin portugez, i cili sipas pamjeve filmike besohet së është i zi.