Mari Muka është 42-vjeçari shqiptar që u vra me plumb në kokë në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Krefeld.
Policia gjermane ka arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes dy të rinj po nga Shqipëria, 20 dhe 26 vjeç.
Viktima, sipas hetuesve gjermane, nuk ishte një emër i njohur i panjohur për policinë, pasi kishte precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.
Mësohet se viktima rezultoi të jetë pronar i pikës së karburantit ‘Muka Oil’ në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.
Një letërporosi e ardhur nga Gjermania ka vënë në lëvizje edhe policinë shqiptare, e cila po heton në lidhje me të shkuarën e 42-vjeçarit nga Shijaku.