Një skandal ka ndodhur javën e kaluar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, Deçan, Kosovë.

Mësohet se një mësues i edukimit fizik ka puthur një nxënëse në klasën e shtatë.

Mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është i madh në moshë, ndërsa nxënësja e tij me iniciale E.M është vetëm 12-vjeçe.

Pamjet janë regjistruar nga një nxënës i shkollës i cili ka denoncuar edhe rastin në polici.

Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.